‘Ambasadorët’, Mediu dhe Manjani: Fajin e ka Rama


Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, në një status në Facebook, shkruan se me takimin e djeshëm me ambasadorët Rama tregoi se do që trupi diplomatik t’i shërbejë interesave të tij ekonomike.

Mediu shton se ambasadorët nuk e kanë të kushtëzuar karrierën e tyre me pëlqimin ose jo të Kryeministrit. Ai thotë se mungesa e investimeve vjen nga korrupsioni dhe mungesa e vizionit qeveritar.

Reagimi i Mediut:

Duke iu drejtuar ambasadorëve me një gjuhë të papranueshme, Rama kërkon ta zhvendosë përgjegjësinë drejt ambasadorëve për mungesën e investimeve të huaja në Shqipëri.

Së pari Trupi diplomatik, Forcat e Armatosura apo Policia – me ligj – karrierën e tyre nuk duhet dhe nuk mund ta vendosin në pëlqimin politik të kryeministrit apo ministrit, por kritereve që përcakton ligji, përndryshe ata nuk mund të jenë ambasadorë, policë dhe ushtarakë të shtetit, por të Partisë Socialiste dhe Ramës, siç ai po këmbëngul vazhdimisht.

Së dyti, mungesa e investitorëve në Shqipëri, vjen qartësisht për shkak të korrupsionit, një strukture qeveritare pa projekte dhe vizion për zhvillimin ekonomik të vendit, pasigurisë për jetën, pasigurisë juridike për zbatimin e kontratave apo detyrimeve, pasigurisë për pronën dhe padyshim, taksat e larta dhe kompleksiteti i tyre.

Së treti, Rama vet s’ka mundur të marrë asnjë mbështetje thelbësore finaciare, qoftë edhe nga procesi i Berlinit, sepse Rama nuk shkon për të prezantuar, por vehten e tij, duke u përpjekur të bëjë lajm jo me projekte të zhvillimit të vendit, por me sjelljen dhe veshjen, që s’kanë asgjë të përbashkët me Kryeministrin apo shtetarin.

Së katërti, për investitorët e huaj, Rama i ka “ambasadorët e tepsisë”’,  janë ata me të cilët blen zgjedhjet dhe bën tenderat dhe konçesionet”.

Ndërkohë ka reaguar dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili e cilëson si skandaloz reagimin e ambasadores së Shqipërisë në Holandë, ndërsa shton se ky fakt mund të na rrezikojë seriozisht vendosjen e vizave.

Manjani thotë se qeveria holandeze do të duhet të reagojë, ndërsa shprehet se “Shpresojmë jo në drejtim të vendosjes së vizave! Le ti vërë viza Ambasadores sonë atje po qe nevoja, por jo ne të tjerëve”.

Ambasadorja pak ditë më parë deklaroi se nuk ekziston asnjë raport nga Holandë për vizat për Shqipërinë.

Mediat holandeze një javë më parë publikuan një lajm duke iu referuar burimeve nga autoritetet se policia dhe prokuroria në Amsterdam kishin hartuar një raport drejtuar qeverisë duke kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët, pasi kanë rritur nivelin e kriminalitetit.

Statusi i Manjanit
Reagimi skandaloz i ambasadores mund të na rrezikojë seriozisht vendosjen e vizave!!!

Tashmë nga një memo e policisë Hollandeze, është sensibilizuar i gjithë opinioni publik në Hollandë. Për pasojë qeveria Hollandeze do të duhet të reagojë disi!

Shpresojmë jo në drejtim të vendosjes së vizave! Le ti vërë viza Ambasadores sonë atje po qe nevoja, por jo ne të tjerëve!

Kjo nuk është diplomaci leshi! Është politikë shtetërore e keqe dhe e papërgjegjshme!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Berisha: “Rama po lobon me segmente të opozitës për të shpëtuar Tahirin”

Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kanë nisur spekulimet nëse...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.