Ambasadori amerikan në Serbi: Ngjarjet në Mitrovicë janë hap i madh pas

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka reaguar në lidhje me ngjarjet në Mitrovicë. Në një status në Twitter, ai tha se këto zhvillime janë hap i madh pas.

“Zhvillimet në Mitrovicë paraqesin hap të madh pas. Shpresoj se do të mbizotërojnë kokat e ftohta dhe të mundësojnë qetësimin e situatës.

Dialogu nuk ka alternativë dhe bashkëjetesë paqësore të të gjithë popujve në Ballkan”, ka shkruar Scott në Twitter.

Reagimi i tij vjen pasi pjesëtarët e Policisë së Kosovës arrestuan shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thirri edhe një mbledhje urgjente të Këshillit Nacional të Sigurisë, ku akuzoi rëndë krerët e shtetit të Kosovës dhe policinë. Ai kërcënoi edhe serbët që ishin pjesë e aksionit të policisë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shqipëri-Itali: Sonte të gjithë në Shkodër!

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme, në orën 21.00, në Shkodër,...
Read More