Ambasadori amerikan takon kryetarin demokrat në selinë e PD

 

Ambasadori amerikan në Tiranë ka takuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi është mbajtur në selinë e PD.

Ky takim vjen në një kohë kur Basha është vënë në qendër të akuzave për çështjen e lobimit në SHBA.

Ndërkohë vetë Basha thotë se këto janë shpifje.

Mediat shqiptare thonë se FBI ka nisur një hetim për lobistin e PD, por mediat amerikane akoma nuk kanë raportuar për diçka të tillë.

Takimi që ka zgjatur rreth 60 minuta, është zhvilluar në ambientet e selisë blu, me kërkesë të ambasadorit të SHBA-së.

Burime pranë PD-së kanë bërë të ditur se kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu kanë diskutuar dhe shkëmbyer pikëpamje mbi zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu është diskutuar edhe për luftën kundër krimit dhe drogës.

Në bisedën mes tyre, Basha dhe Lu, kanë diskutuar edhe proceset e ardhshme politike brenda Partisë Demokratike.

Vizitat e Lu në PD dhe takimet e tij me Bashën kanë qenë të shpeshta gjatë reformës në drejtësi, sidomos kur në Kuvend diskutohej vetingu.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama: Janë 36 mijë vende të lira pune. Kemi program agresiv

Zyrat e Punës dhe roli i tyre do të ridimensionohen si objektiv...
Read More