Ambasadori Borchardt: Protestat para ambasadës së SHBA, të pazakonta


Protestat apo demonstratat e zhvilluara në vendin tonë, shpesh herë bëhen përpara ambasadës amerikane. Kjo është konstatuar edhe nga ambasadori i OSBE Bernd Borchardt, gjatë një aktiviteti me temë “Roli i ndërkombëtarëve në tranzicionin e Shqipërisë”.

Rasti i fundit ka qenë marshimi i banorëve të Shkozës, që u prekën nga projekti për ndërtimin e rrugës. Ata marshuan përpara ambasadës së SHBA dhe asaj të BE për të kundërshtuar vendimin për prishjen e banesave të tyre.

Për ambasadorin Bernd Borchardt kjo protestë është e drejtë, por e pazakonta sipas tij është që u zhvillua përpara ambasadës dhe jo para Bashkisë apo Kryeministrisë.

Bernd Borchardt: Para pak muajsh, disa qytetarë shqiptarë bënë një demonstratë për të shprehur indinjatën në lidhje me vendimin për prishjen e shtëpive të tyre që të ndërtohej një rrugë e re. Një demonstratë e tillë është e drejtë civile që ushtrohet nga qytetarët anembanë botës.

Por, kjo demonstratë nuk u zhvillua përpara zyrës së Bashkisë apo Kryeministrisë; ajo u organizua përballë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Kjo është e pazakontë. Madje, hedh dritë mbi temën e konferencës së sotme “Roli i ndërkombëtarëve gjatë tranzicionit në Shqipëri”, një rol që duket të jetë i veçantë këtu në Shqipëri, një rol i cili është hulumtuar pak prej akademikëve vendas dhe të huaj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shuhet aktori i njohur Mërkur Bozgo

Aktori i njohur Mërkur Bozgo është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare....
Read More