“Ambicia që mund të na rrëzonte qeverinë”: Përse po flet kaq shumë Rama për Reformën në Drejtësi?

 

Kur agjencia e njohur e lajmeve nga Brukseli, EurActiv e pyeti kryeministrin Edi Rama se përse është bërë kaq pak për integrimin e vendit këto vitet e fundit, dhe cila është arritja më e madhe e tij, Rama foli për Reformën në Drejtësi.

Në kohën kur akoma nuk ka asgjë të qartë sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, kryeministri Edi Rama e ka bërë Reformën në Drejtësi kryefjalën e tij.

Në dy dalje publike të hënën, ai foli kryesisht për Reformën në Drejtësi, duke thënë se ajo nuk ndalet.

Por përse po i mëshon kaq shumë Edi Rama kësaj çështje?

Shkak është afrimi i afatit për hapjen e mundshme të negociatave. Por edhe presioni publik për të parë rezultate. Nga ana tjetër, opozita po këmbëngul se Rama po e kap Reformën në Drejtësi për qëllimet e tij. Edhe aleatët nuk duken shumë të kënaqur, një deputet i CDU tha se nuk e kuptonte pse nuk iu hoq imuniteti deputetit Saimir Tahiri, kurse rrjeti ARD e quan Shqipërinë “Kolumbinë e Europës”, një ditë pas protestës së opozitës.

Ujërat janë të trazuara, por kryeministri është i bindur se reforma do japë fryte. Ai madje tha në një takim me fondacionin e PS “Qemal Stafa” se 

socialistët morën përsipër Reformën në Drejtësi aq sa rrezikuan edhe rrëzimin nga qeveria.

“Kemi ardhur të flasim për Reformën në Drejtësi që për hirin e të vërtetës duhet të themi që do të ishte një realitet i paprekshëm, nëse PS nuk do ta kishte marrë atë përsipër me përgjegjësi dhe vetëdije kombëtare. Më lejoni t’ju them sot që kur ne vendosëm që Reformën në Drejtësi ta përfshijmë në programin tonë përpara se të hynim në fushatën fituese, pati midis nesh zëra të arsyeshëm që deklaruan me argumentin se Reforma në Drejtësi kërkon ndryshime kushtetuese. Ishin zëra të arsyeshëm në raport strategjik të vendit.

Unë dhe të tjerë insistuam për të kundërtën dhe e përfshimë Reformën në Drejtësi me bindjen se koha e kishte vendosur këtë reformë në rendin e ditës, se duke marrë përsipër të qeverisim vendin në një proces kyç, do të ishte e pamunduar të hapeshin negociatat për në BE pa Reformën në Drejtësi. Ne ja dolën aty dhe pse shumë të tjetër mendonin se jo. Në 25 vjet nuk u ndërmorr dot asnjëherë me të njëjtën fuqi, u tha por nuk ndërmorr. Ja dolën që Reformën në Drejtësi ta kthejmë në një proces real dhe është bërë sot e pakthyeshme dhe askush nuk mund ta kthejë dot. Reforma vetë është e paprekshme. Faktikisht nëse sot Shqipëria është pak muaj larg çeljes së negociatave në BE, kjo e them më modesti, i dedikohet PS-së, i dediokohet kësaj force politike”, u shpreh Rama.

Ai shtoi më tej se ngulimi për të nisur Reformën në Drejtësi ishte një përpjekje që mund të përfundonte deri në rrëzimin e qeverisë.

“Kjo përpjekje mund të përfundonte deri me rrëzimin e qeverisë. Sot sfida për ta bërë Shqipërinë më të mirë është sfidë qartësisht në dorën tonë. Më këtë tregojmë sesa me vend është ambicia jonë dhe kjo është edhe me dëshirën e mbi 90% e shqiptarëve. Kjo reformë do të ndajë më vonë politikanët që duan këtë reformë nga ata që duan korrupsionin”, theksoi Rama. 

Shkruar Nga
More from Redaksia

The Sun: Dezertojnë komandot shqiptare, autoritetet janë tërbuar

  Gazeta britanike “The Sun” shkruan se katër komando shqiptare kanë dezertuar...
Read More