Amerika latine dhe Afrika e jugut presin sot eklipsin e unazës së zjarrit

auto_eklipsi1426767875

Eklipsi i parë diellor i vitit 2017 pritet të ndodhë të dielën, kur dielli do të mbulohet nga hëna duke lënë vetëm një unazë të hollë zjarri, në spektaklin që mund të shihet nga gjysmë miliardi njerëz të botës, nëse qielli është i qartë.

Eklipsi i plotë ndodh kur hëna errëson diellin dhe mbetet vetëm kurora diellore që duket rreth saj.

Fenomeni natyral do të shihet më herët në Kili e Argjentinë mëngjesin e 26 shkurtit, përpara se ai të zhvendoset të gjithë pjesën jugore të oqeanit Atlantik.

Më tej ai do të duket në Angola e më pas në jug të Afrikës si Zambia Kongo.

Momenti i eklipsit të plotë do të ndodhë rreth mesditës kur hëna do të mbulojë rreth 99 për qind të diellit. Shikuesit do të mund të admirojnë dielin e errësuar që shpeshherë përshkruhet si “vrima e diellit”.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Rihanna po kthen burrat në gay, të mos lejohet në vend”

Jo të gjithë e mirëpritën vizitën e Rihanna-s në Senegal, madje kishte...
Read More