Ami dhe Ermali bëhen prindër për herë të dytë

 

Aktori i humorit dhe njëkohësisht drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi, është bërë për herë të dytë baba.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Mamaqi në faqen e tij në Instagram ku shkruan: “Zoti na bekoi përsëri, kësaj here më vajzë”.

Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe urime nga fansat në Instagram ndërkohë që emri i bebes ende nuk është bërë publik.

Ky është fëmija i dytë për Ermal Mamaqin dhe bashkëshorten e tij Amarda Toska, pasi ata kanë edhe një djalë të quajtur Joel.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Apartamenti ku bashkëjetojnë Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

  Çifti i njohur Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë hedhur së...
Read More