Ana Lika, Si u arrestua aktorja në adoleshencë….

 

Aktorja simpatike Ana Lika ka qenë e ftuara e radhës në #thuajemepepsi në një episod ku tema e përzgjedhur duhet theksuar se i shkonte shumë.

Teksa po flisnim për vitet e adoleshencës së bashku me dëgjuesit tanë, Ana është kthyer pas në kohë për të na zbuluar një çmenduri të sajën të moshës 18-vjeçare.

Ajo na rrëfeu se asokohe me këmbëngulje u kërkonte prindërve të saj që t’i blinin një makinë duke e ditur mjaft mirë që nuk kishte patentë.

Pas shumë lutjesh dhe lotësh krokodili dëshira ju plotësua dhe si dhuratë nga gjyshja e saj mori makinën e parë që shumë shpejt do t’i hapte një telash të madh.

Për herë të parë me makinën e re, Ana vendosi të bënte një xhiro nga Liqeni Artificial i Tiranës, aty ku njerëzit dalin për vrap ose shëtisin për pak ajër të pastër.

Teksa po shijonte eksperiencën e parë si shofere ajo ndalohet nga 2 policë të cilët menjëherë e arrestuan për mungesë patente.

Pasi e gjeti veten për herë të parë në rajon Ana lajmëroi prindërit, të cilët, edhe pse fillimisht u alarmuan, më pas e kaluan situatën me shumë humor dhe batuta.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dominique Moïsi: Përfundimet e takimit? Më shumë se diplomaci ky është marketing

  Intervistё e Stefano Montefiorit me politologun e njohur francez, Dominique Moïsi...
Read More