Analizat: HIV dhe hepatitet, testet që e zbulojnë

Në vendin tonë, HIV/AIDS mbetet një sëmundje urbane, pasi numrin më të lartë të të prekurve e mban Tirana me 6.4 për çdo 10 mijë banorë. Më pas, vjen qyteti i Lezhës me 5 për 10 mijë banorë dhe në vend të tretë renditet qyteti i Vlorës. 

Është më mirë për njerëzit në rrezik për HIV dhe/ose Hepatit të njohin statusin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Sot, përparimet në trajtimin e HIV-it nënkuptojnë se njerëzit që jetojnë me HIV mund të jetojnë të shëndetshëm për një kohë të gjatë nëse ata diagnostikohen herët, ndërsa ata me hepatit C mund të shërohen. Kur njerëzit diagnostikohen me HIV dhe/ose me hepatit me vonesë, ata kanë më pak gjasa të reagojnë mirë ndaj trajtimit, dhe kanë më shumë gjasa të kenë ndërlikime shëndetësore.

Cilat janë përfitimet e testimit

Duhet të njihet sa më shpejt të jetë e mundur statusi pozitiv i një personi, sepse sa më shpejt të kapet aq më shumë mund të rritet jetëgjatësia dhe mundësia për t’u shëruar.

HIV?

Ata që diagnostikohen herët me HIV kanë më shumë gjasa të përgjigjen mirë ndaj trajtimit dhe të jetojnë më shëndetshëm dhe më gjatë. Diagnoza dhe trajtimi i hershëm mund të zvogëlojë gjasat e transmetimit të mëtejshëm te të tjerët. Ata që diagnostikohen më vonë kanë më shumë gjasa të kenë ndërlikime shëndetësore dhe vdekje të parakohshme.

… për hepatit?

Ata që diagnostikohen më vonë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga ndërlikime shëndetësore, të tilla si cirroza ose kanceri i mëlçisë. Diagnoza dhe trajtimi i hershëm mund të zvogëlojnë gjasat e transmetimit të mëtejshëm te të tjerët. Që prej vitit 1993, kur edhe u diagnostikua rasti i parë i prekur me HIV/AIDS në Shqipëri, janë regjistruar 1195 persona të infektuar. Ndonëse Shqipëria mbetet një vend me prevalencë të vogël, shqetësues është fakti i diagnostikimit në kohë të personave të prekur nga virusi vdekjeprurës. Vetëm gjatë vitit2018 janë diagnostikuar 92 raste të reja, ndërmjet të cilëve dy fëmijë nën moshën 15 vjeç. Ekspertët vlerësojnë se testimi vullnetar i shqiptarëve ndaj virusit të HIV/AIDS mbetet në shifra të ulëta, çka do të thotë se kërkohet të rriten shërbimet si dhe të mos ketë mungesë të reagentëve për testim. Ndërkohë, edhe pse jemi në vitin 2018, stigma mbetet një pengesë kryesore për individin për të kryer një analizë gjaku që kontrollon pikërisht nëse je i prekur ose jo nga virusi. Kjo ka bërë që edhe numri i vdekjeve të jetë në shifra të larta. Vetëm gjatë vitit 2018 kanë humbur jetën 20 persona të infektuar, 10 prej të cilëve u përkasin personave që u diagnostikuan po këtë vit, që do të thotë se virusi ka qenë në stadin më të fundit, AIDS, kur dhe është diagnostikuar. Ajo që mbetet problem në Shqipëri është transmetimi vertikal i virusit, pra kalimi i tij nga nëna te fëmija. Numërohen gjithsej 44 fëmijë të infektuar nga nëna, dy prej të cilëve vetëm gjatë vitit 2018. Në vendin tonë, HIV/AIDS mbetet një sëmundje urbane, pasi numrin më të lartë të të prekurve e mban Tirana me 6.4 për çdo 10 mijë banorë. Më pas, vjen qyteti i Lezhës me 5 për 10 mijë banorë dhe në vend të tretë renditet qyteti i Vlorës.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Si mund të shpëtojnë botën, idetë më radikale të Kejnesit

Nga Ryan Cooper, The Week Teksa po afrohej Lufta e Dytë Botërore, ekspertët...
Read More