Andrea Bocelli duet me Dua Lipa, “ If Only“

 
Zëri i tij i mrekullueshëm e ka kthyer Andrea Bocellin në një legjendë të muzikës bashkëkohore italiane. Janë të shumtë artistët që e duan një bashkëpunim me të, sepse në këtë pikë, sidomos për të rinjtë, do të shënonte një moment kthese të jashtëzakonshme përsa i takon karrierës.

Por i madhi Bocelli është selektiv; dhe pikërisht duke ditur të gjitha këto, ne mësojmë se për albumin e vet të ri, “Si“ këngëtari lirik ka afruar Dua Lipan!!!!

Balada e kënduar prej te dyve titullohet “ If Only“. E plotë kënga nuk ka dalë ende, por teaser-i tregon një performancë të lavdërueshme të Duas dhe një harmoni të këndshme mes zërave të të dyve. Një arritje e  madhe kjo padyshim për këngëtaren shqiptare!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pasaporta me para/ Plani i Malit të Zi, shtetësi në këmbim të investimeve

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të rikthejë në jetë projektin...
Read More