Anëtarësimi në BE/ Hahn u ‘fik’ shpresat shqiptarëve: Me kismet…

Pas takimit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, komisioneri Johanes Hahn pohoi se ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Ndonëse ai nuk foli për data, Hahn u shpreh se është optimist që Shqipëria do të anëtarësohet në BE.

“Sot ne diskutuam si të zbatojmë planet e përbashkëta ekonomike sepse zbatimi. Sot ky takim informal tregoi se ka një rritje të vëmendjes së krerëve dhe qeverive për procesin e Berlinit dhe unë e vlerësoj.

Nuk jemi xheloz si komision europian përkundrazi jemi na pëlqen që ka iniciativa dhe ne e mbështesim. Kjo ndihmon vendet dhe qytetarët për një jetë më të mirë. Kjo kërkon reforma në drejtësi por ndonjëherë qytetarët tregohen nervoz se kur do përfundojnë gjithë këto reforma, por këto janë të mira për gjithë qytetarët ndryshe nga premtimet, por interesi ynë është që të gjithë këto vende të integrohen në BE.

Çdo gjë bëhet në interes të qytetarëve, prandaj ne po fokusohemi tek zona ekonomike rajonale. Tregtia mes vendeve nuk është rritur dhe mund të themi se ka shumë potencial, por duhet investuar dhe ka një marrëveshje për të emëruar koordinator rajonalë.

Në çdo zyrë duhet të ketë koordinues për marrëveshjet ekonomike dhe ne po bëjnë çtë mundemi për të bërë që këto marrëveshje të zbatohen. Rezultatet e zgjedhjeve ishin një vendim i qartë politik dhe votuesit e kanë thënë qartë vendimin e tyre. Do të ishte jorealiste që dikush mund të marrë një vendim për një azil në Europe.

Ju lutem mos e bëni është e pamundur për ju. Çdo njeri që kërkon azil i bën keq edhe vendit të tij. Edhe lufta kundër kultivimit të drogës ka pasur një progres. Shikoj progres por duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të hedhur një hap.

E nëse doni që do të ketë progres për anëtarësimin në Be, do të jetë zgjuarsia politike që sjell vendimin e duhur. Është cilësia dhe jo shpejtësi dhe ne do të përpiqemi që të kemi një mbështetje nga të gjithë vendet e BE dhe nuk mund të flas për një datë të caktuar dhe ekipi ynë po mundohet për të çuar përpara integrimin.

Ne kemi investuar shumë dhe rezultati do të jetë një anëtarësim në BE”.

Mesazhet e Hahn:

Integrimi nuk është një alternativë për hyrjen në BE të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, por një element komplementar i dobishëm.

Prioriteti kyç tani është ndërtimi i një zone ekonomike të përbashkët, për të fuqizuar rritjen (ekonomike) dhe punësimin e qytetarëve.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Projektligji/ Kush jep të dhëna pa leje tek ndërkombëtaret gjobitet deri në 250 mijë lekë

Për të forcuar cilësinë dhe kredibilitetin e të dhënave kombëtarë në projektligjin...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.