Angela Martini rrëfen pse u martua me milarderin rumun: Nuk ka vetëm lekë por…

Martesa e papritur dhe dasma private e shqiptares më provokuese në këtë planet na la të gjithëve gojëhapur, por tanimë Angela Martini ka vendosur të rrëfejë gjithçka.

1

Picture 1 of 3

Modelja dhe Dragos Savulescu u martuan në Las Vegas dhe ndryshe nga çdo nuse tjetër, shkodranja u vesh me një fustan të zi.

Në një program televiziv në Rumani, Angela ka rrëfyer si u njoh me miliarderin rumun dhe kur e kuptoi se kishte rënë në dashuri me të.

E pyetur nga gazetarja, se përse ra në dashuri pikërisht me Dragos, shqiptarja u shpreh se:

Kjo është shumë e thjeshtë. Unë kam udhëtuar në shumë vende të botës, jo si turiste por jam rritur nëpër këto vende dhe të jetosh dhe të jesh turist janë gjëra shumë të ndryshme nga njëra-tjetra.

Unë kisha akses në çdo gjë, kam njohur djem, burra të niveleve të ndryshme, burra të sukseshëm ku çdo gjë shkëlqen nga jashtë.

Unë nuk arrita të njihja një person që ishte i thellë, shpirtëror, inteligjent, i ngrohtë, i kujdesshëm dhe një ëndrrimtar.

Sepse unë kam njohur djem që kanë pasur lekë nga prindërit e tyre, por nuk është e njëjta ambicie, e njëjta ëndërr.

Kam njohur djem që lekët i kanë ndryshuar, që nuk besonin tek ëndrrat dhe tek shpiritërorja.

Pastaj kam njohur djem që nuk besonin në dashuri, apo djem që thonë “Ti je gruaja ime”, por atyre nuk u intereson për ty.

Kur takova Dragos, zbulova se ai ishte një ëndrrimtar, që kishte një botë dhe donte ta tregonte”.

Kush e tha frazën “le të martohemi”?

As nuk e mbaj mend në fakt. Kujtoj vetëm që u zgjuam dhe i thashë Dragos “të dua”, ai m’u përgjigj “edhe unë të dua”.

Dhe aty filluam duke thënë le të martohemi, si fillim me shaka.

Pastaj u kthye në serioze çdo gjë. Shkuam në Vegas dhe i thashë shoqes sime që do martohemi.

Ajo sigurisht që u çudit, por ne e kishim ndarë mendjen.

Nuk njoftuam prindërit, miqtë, askënd. Nuk kisha as unazë, as fustan asgjë.

Dhe të gjitha këto i gjetëm ditën tjetër në vetëm një ditë”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rumani – Kapen 111 klandestinë në një kamion, mes tyre dhe fëmijë 2 vjeç

Policia rumune ka zbuluar dhe bllokuar në kufirin me Hungarinë 111 emigrantë...
Read More