Angela Merkel bie viktimë e talljeve të “Charlie Hebdo”

cyjbewpwqaa0r_3

Revista satirike franceze “Charlie Hebdo” ka lëshuar botimin e saj të parë në gjermanisht.

Në faqen e parë të kësaj reviste është vendosur karikatura e kancelares gjermane Angela Merkel me anë së cilës përqesh vendimin e saj për të kandiduar edhe për një mandat. Revista në gjermanisht kushton 4 euro.

Redaksia ka vendosur që të zgjerohet dhe për këtë ka zgjedhur Gjermaninë pasi që ky shtet ka treguar mbështetjen më të madhe për “Charlie Hebdo” pas sulmeve në janar të vitit 2015.

Në numrin e parë të botuar pas sulmit terrorist, janë shitur 70 mijë kopje në Gjermani.

Numri i parë në gjermanisht ka një tirazh të madh prej 200 mijë kopjesh, raporton Telegraf. Në janar të vitit 2015 në zyrat e “Charlie Hebdo” në Paris është kryer një sulm terrorist për shkak se kjo revistë kishte botuar një karikaturë me anë të së cilës përqeshte profetin Muhamed. Në këtë sulm janë vrarë 8 gazetarë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Katër mënyra brilante për ta ‘mashtruar’ trurin me qëllim që të bëheni më të lumtur

Truri jonë mund të bëjë gjëra vërtet të mahnitshme. Ende mbeten mister...
Read More