Angela Merkel, Kancelare për herë të katërt

 

Angela Merkel prej kohësh konsiderohet si gruaja më e fuqishme në botë. Nën drejtimin e saj Gjermania u forcua, duke u bërë lider i padiskutueshëm në Europë.

Por zgjedhjet e fundit duket se ja dobësuan pozitat “zonjës së hekurt”. Vështirësitë për krujimin e qeverisë së re dukeshin të pa kapërcyeshme. Por duket se “zonja e hekurt” do të jetë kancelare për herë të katërt.

Sot, 171 ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 24 shtatorit, Gjermania më në fund ka një qeveri të re.

Në orën 9:53, Angela Merkel u rizgjodh kancelare e Gjermanisë për herë të katërt.

Për Merkel votuan pro 364 deputetë, kundër 63-vjeçares votuan 315 deputetë, nëntë abstenuan.

Merkel mori 35 vota më pak se koalicioni i madh me 399 mandate i CDU dhe SPD.

Ajo mori vetëm 9 vota mbi shumicën e nevojshme.

Sipas politikanit të njohur, Alexander Mitsch ky ishte një ogur i keq.

Aq më tepër, aleatët e saj të SPD nuk e duartrokitën zgjedhjen e saj.

Gjermania po kalon një situatë të vështirë politike, pasi tashmë në opozitë do kenë një parti me qëndrime të ashpra radikale.

Gjithsesi Angela Merkel është një person tejet e perkushtuar në punën e saj. Më pëlqen të theksoj një detaj pak pikant.

Kur një gazetare e pyeti ..”pse ju paraqiteni disa herë me të njëjtën veshje?” Merkel ju përgjigj “Populli më ka votuar për t’i shërbyer, jo për modele..”.

Veçanërisht i ka kushtuar rëndësi arsimit, duke ju dhënë prioritet ligjeve inkurajuese dhe vlerësimit të madh të arsimtarëve, financiarisht dhe me të gjitha mjetet e tjera mbështetëse.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 6 qershor

Dashi Ky është një moment i rëndësishëm për të mbyllur disa çështje...
Read More