Angelin Preljocaj, Balerini dhe koreografi me famë botërore

 

Angelin Preljocaj, choregraphe, presente a la biennale de la danse de Lyon, un spectacle intitule "Ce que j' appelle oubli" , fiction inspiree dÕun fait divers survenu dans un supermarche de Lyon. L'histoire d'un jeune marginal de 25 ans, roue de coups par quatre vigiles d'une grande surface de Lyon Part-Dieu. Lyon, FRANCE-16/09/2012/Credit:20 MINUTES/SIPA/1209181320

Në të gjitha fushat e jetës, politikë, shkencë, art, etj, shqiptarët kanë dhuruar talente të mëdha për botën.

Një ndër më të spikaturit është dhe balerini dhe koreografi Angelin Preljocaj.

29_angelin-preljocaj

tran_ba_vang_preljocaj_1

I lindur në Sucy –en-Brie, Francë, në vitin 1957 nga prindër shqiptarë, Angelin Preljocaj është një balerin dhe koreograf i baletit bashkëkohor.

Në fillimet e tij ka studiuar balet klasik.

Më pas, në vitin 1980, niset për New York për të punuar me Zena Rommett dhe Merce Cunningham, më pas i vazhdon studimet në Francë me koreografen amerikane Viola Farber dhe me francezin Quentin Rouillier.

15PRELJOCAJ-master675

Në dhjetor të vitit 1984 Angelin Preljocaj krijon kompaninë e tij me emrin Ballet Preljocaj, qendër nacionale koreografike.

Ai ka vënë në skenë veprat më të famshme të baletit si “Romeo e Xhulieta” në vitin 1990, “Pamje pas betejës” në vitin 1997, “Eksperiencat afër jetës” në vitin 2003, “N” në vitin 2004, “4 Stinët” në vitin 2005, “Eldorado” në vitin 2007, “Borëbardha” në vitin 2008, “Le funambule” në vitin 2009, “Siddharta” në vitin 2010, “1000 vjet qetësi” në vitin 2010, “Atë që e quaj harresë” në vitin 2012, “Netët” në vitin 2013, krijimi i tij i fundit “Rikthim në Berratham” u prezantua në Festivalin e Avignon në vitin 2015.

ECH21339439_1

le_ballet_engag___et_fulgurant_d_angelin_preljocaj_262116708_north_499x_white

Ai ka interpretuar me trupën e tij në La Scala në Milano, në balletin e New York City, në Baletin dhe Operan Kombëtare të Parisit.

Angelin ka bashkëpunuar dhe për koreografitë e shumë filmave artistikë. Shumë filma janë bazuar në veprat dhe koreografitë e Angelin Preljocaj.

Ai ka marrë dhe shumë çmime si Çmimin e Madh Kombëtra të Kërcimit dhënë nga Ministria e Kulturës Franceze në vitin 1992, dhe shume çmime të tjera.

Angelin Preljocaj ka bashkëpunuar dhe me Taatrin Kombëtar të operas dhe Baletit në Tiranë me veprat “La Stravaganza”, “Dasma” etj.

GIA3270

hqdefault

tran_ba_vang_preljocaj_2

angelin_preljocaj_portrait_1400x975_jorg_letz

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 12 korrik

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili...
Read More
CLOSE
CLOSE