Anija luftarake amerikane u nis drejt Koresë, por ja ku përfundoi

marina-amerikane

Duhet të ishte një shenjë e fuqishme kundër Koresë Veriore: Javën e kaluar u bë e ditur se një aeroplanmbajtëse amerikane mori drejtimin e gadishullit korean. Por ky lajm mediatik ka rezultuar i rrejshëm.

Qeveria amerikane e ka ashpërsuar tonin kundër Koresë Veriore pas testimit të fundit raketor. Duhet të kishte edhe masa konkrete. Para dhjetë ditësh anija “USS Carl Vinson” duhej të nisej për në gadishullin korean, por në fakt ka marrë drejtimin e oqeanit indian – plot 5600 kilometra larg qëllimit.

Marina amerikane vetë ka postuar një fotografi të shtunën me anijen luftarake “USS Carl Vinson” ku tregonte vendndodhjen e saj mes ishujve Sumatra dhe Java. Katër ditë kanë kaluar prej kur zëdhënësi qeveritar, Sean Spicer vërtetoi se anija nisej drejt Koresë. Por tani ndodhet në brigjet veriperëndimore të Australisë, sipas ministrisë së brendshme amerikane.

Qeveria amerikane: E kishim lënë në dorën e Pentagonit

Lajmi është publikuar herën e parë nga “New York Times”, ndërsa Shtëpia e Bardhë në lidhje me këto pretendime nuk mban përgjegjësi, pasi drejtimi i anijes i është dhënë Pentagonit. “Në lidhje me këto pretendime duhet të pyesni Pentagonit,” janë shprehur shkurt nga Shtëpia e Bardhë, duke dyshuar në një konfrontim mes dy institucioneve të larta amerikane.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rusia: Aeroplani amerikan nuk përbënte rrezik

Moska zyrtare njoftoi se kapja e një aeroplani mbikëqyrës amerikan mbi Detin...
Read More