Anija shqiptare në Libi me klandestinë

Anija “Envi 1” në të cilën 5 marinarë nga Shqipëria janë të bllokuar në Libi, është pushtuar nga refugjatët REPORT TV ka siguruar foton kur anija është ngarkuar me rërë në Zuara. Pronari Eduart Skora deklaroi sot në një prononcim u shpreh se anija u plaçkit dhe u pushtua nga emigrantët në momentin që u bllokua nga marina dhe u kthye në portin e Tripolit.

Ai u shpreh gjithashtu se autoritetet e shtetit afrikan nuk kanë më pretendime për kontrabandë mallrash dhe shumë shpejt anija do të lirohet nga porti për të vijuar itinerarin e kthimit.

Ekuipazhi i anijes përbëhet nga 5 shqiptarë dhe 3 malazezë. Shqiptarët që ndodhen në anije janë; Xhodet Celaj, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Jurgen Balla.

Shkruar Nga
More from Revista User

Fillon Kreshma e Pashkës së Madhe, çfarë duhet dhe nuk duhet të hani

Kreshma e Pashkës së Madhe është një kreshmë e veçantë me karakter...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.