Anisa i qëndron kallëzimit: Shukri Xhelili kërkoi seks



anisa allaProkuroria e Krimeve të Rënda ka marrë sërish në pyetje Anisa A., vajzën që regjistroi në videon ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, që i kërkonte favore seksuale në këmbim të vendit të punës.

Anisa është shfaqur e tronditur dhe shumë e shqetësuar përpara prokurorëve.

Ajo ishte në praninë e nënës së saj.

Megjithatë vajza 21-vjeçare i ka qëndruar kallëzimit të saj.

Ajo tha se vendosi të regjistrojë Shukri Xhelilin pasi ai i kërkoi favore seksuale.

Ndërkohë Xhelili kërkon lirimin nga burgu me pretendimin se videoja është e papërdorshme si provë.

Sipas tyre, kalimi i videos në një USB tregon se ajo mund të jetë manipuluar.

Ndërkohë Anisa thotë se pasi e ka regjistruar videon, e ka hedhur në një kartë memorie për ta ruajtur.

Anisa thotë se Xhelili e ngacmoi fillimisht në FB.

Duke folur për Panoramën, ajo pati deklaruar se pasi mbaroi gjimnazin në Peshkopi, kishte nevojë për punë.

Atëherë iu drejtua kryetarit të Bashkisë në FB dhe ai e priti në zyrën e tij në muajin shkurt.

“Ngrihet, më takon, më buzëqesh. Pastaj më thotë: Do rregullojmë gjithçka”.

Anisa thotë se më pas nisën ngacmimet.

“Në telefon, por më shumë në Facebook”.

“Më thoshte fjalë të ndryshme. Më tha: Qenke vajzë shumë e bukur dhe e zgjuar. Kush nuk do të të fuste në punë ty. Më pas, pasi më kërkonte vazhdimisht takime dhe unë i thosha që nuk e takoja, më tha: Unë do ta gjej punën dhe atëherë do të takohemi”.

Anisa thotë se kishte dëgjuar se ai i ngacmonte vajzat e tjera në këtë formë.

“Pasi nuk e pashë që ai nuk do ma jepte punën nëse nuk i bëja atë që tashmë quhet favor seksual, vendosa të bëj këtë që bëra”.

Ajo thotë se videon në hotel e bëri që të tregonte se ai nuk i kishte vetëm fjalë.

Anisa shton se ai nuk ka qenë në dijeni të përgjimit.

Pasi ajo iku nga hoteli, ai e fshiu nga FB.

“Thjesht më fshiu nga FB. Meqenëse nuk i doli ajo që kërkonte, vendosi të më fshinte. Domethënëse pasi i ika nga hoteli atë ditë”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

A mund të triumfojë kapitalizmi?

Përparimi në dukje i pandalshëm i forcave të tregut, lehtësisht mund të...
Read More