Anisa: Ja si më ngacmoi Xhelili në FB

shuki-anisa_1463293498-9994867Anisa, 20-vjeçarja që përgatiti videon me ish-kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, thotë se ai e ngacmoi fillimisht në FB.

Duke folur për Panoramën, ajo thotë se pasi mbaroi gjimnazin në Peshkopi, kishte nevojë për punë.

Atëherë iu drejtua kryetarit të Bashkisë në FB dhe ai e priti në zyrën e tij në muajin shkurt.

“Nrihet, më takon, më buzëqesh. Pastaj më thotë: Do rregullojmë gjithçka”.

Anisa thotë se më pas nisën ngacmimet.

“Në telefon, por më shumë në Facebook”.

“Më thoshte fjalë të ndryshme. Më tha: Qenke vajzë shumë e bukur dhe e zgjuar. Kush nuk do të të fuste në punë ty. Më pas, pasi më kërkonte vazhdimisht takime dhe unë i thosha që nuk e takoja, më tha: Unë do ta gjej punën dhe atëherë do të takohemi”.

Anisa thotë se kishte dëgjuar se ai i ngacmonte vajzat e tjera në këtë formë.

“Pasi nuk e pashë që ai nuk do ma jepte punën nëse nuk i bëja atë që tashmë quhet favor seksual, vendosa të bëj këtë që bëra”.

Ajo thotë se videon në hotel e bëri që të tregonte se ai nuk i kishte vetëm fjalë.

Anisa shton se ai nuk ka qenë në dijeni të përgjimit.

Pasi ajo iku nga hoteli, ai e fshiu nga FB.

“Thjesht më fshiu nga FB. Meqenëse nuk i doli ajo që kërkonte, vendosi të më fshinte. Domethënëse pasi i ika nga hoteli atë ditë”.

Vajza ka pësuar tronditje pas videos dhe i është caktuar një psikologe nga prokuroria.

Ajo thotë se e kanë kërcënuar.

“Do t’ju vrasim, do t’ju djegim, këto lloj kërcënimesh”.

Anisa shton se ajo dhe familja e saj nuk mund të jetojnë më në Shqipëri.

Ajo thotë se momentalisht është në punë si magaziniere tek Pallati i Kulturës.

“Shukriu më emëroi. Kam marrë dy rroga aty”.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Uniteti i traditës liberale

Nga John Gray* Ndonëse historianët kanë zbuluar elemente të pikëpamjeve liberale në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *