Anisa ngre padi: Më kanë kërcënuar



anisa allaAnisa, 21-vjeçarja që denoncoi skandalin e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, ka depozituar në prokurori një denoncim.

Ajo thotë se është kërcënuar pas publikimit të videos së skandalit.

Anisa flet për një faqe në Facebook, me fyerje dhe sharje ndaj saj.

Padinë e ka publikuar Panorama.

“Për këtë fakt nuk kam dijeni se kush e ka hapur këtë profil, por dyshoj se mund ta ketë hapur ndonjë prej anëtarëve të Forumit Rinor Socialist të degës së Dibrës. Në këtë faqe të këtij profili kanë publikuar pa pëlqimin tim jo vetëm foton time, por edhe komente fyese ndaj personit tim, të cilat kërkojnë të më ulin dinjitetin dhe personalitetin. Për këtë ndjehem shumë e shqetësuar dhe ndjehem e kërcënuar për të ardhmen time”.

“Unë nuk mund ta duroj më këtë gjendje dhe për këtë arsye kam ardhur përpara jush për ta denoncuar këtë fakt dhe kërkoj që personat, të cilët kanë kryer këtë, të vihen përpara përgjegjësisë ligjore”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Bashanomiks më mirë se zgjedhjet e parakohshme

Nga Besart Kadia  Rilindja erdhi me turbullim të qëllimtë në idetë e...
Read More