Anjeza Branka tregon takimin e fundit me Ergi Dinin

ergi-barbana

Një nga mikeshat më të afërta të Ergi Dinit, këngëtarit 22-vjeçar që u përcoll dje në banesën e fundit,Barbanës, Anjeza Branka tregon takimin e fundit me ta.

Në një prononcim për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, Anjeza mes dhimbjes ka risjellë edhe njëherë takimin e fundit me Ergin.

“Takimi i fundit ka qenë në aeroport, dy ditë para aksidentit. Aty dhe jemi ndarë. Unë kam shkuar për në Dyseldorf, ai dhe e motra Barbana po ktheheshin për në Tiranë, dolëm dhe pimë një cigare jashtë aeroportit. Dhe pengu im është që kur u ndamë i thashë ‘hajde se shifemi’, as nuk i putha… Nuk di se çfarë të them! Ende nuk më besohet! Ergin e kisha si vëllain tim të vogël”, – ka mundur të shprehet një nga mikeshat më të afërta të Ergit dhe Barbanës.

Djaloshi që u bë i famshëm nga “X Factor 3”, humbi jetën të hënën në mbrëmje, në një aksident së bashku me mikun e tij, Kejdi Halili.

Një sërë personazhesh të njohur të skenës e televizionit, kanë qenë të pranishëm sot në varrimin e këngëtarit Ergi Dini në Shkodër.

Sipas raportimeve të mediave, mbi 200 njerëz u mblodhën në apartamentin e familjes Dini në Shkodër, për të përcjellë Ergin për në banesën e fundit.

Vera Grabocka, Alketa Vejsiu, Rozana Radi, Juliana Pasha, Kejsi Tola, Samanta Karavella, Beatrix Ramosaj, Alban Ramosaj, Arnita Beqiraj, Olta Boka, Erik Lloshi etj., u panë t’i qëndrojnë pranë motrës së tij Barbana dhe pjesës tjetër të familjes në këtë ditë pikëllimi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çfarë ndodh me ju derisa jeni nën anestezion dhe përse nuk bën të hani dhe të pini para operacionit?

Puna e anesteziologut është shumë e rëndë dhe bart me vete përgjegjësi...
Read More