Ankandet e Nju Jorkut thyejnë rekordin, veprat e rralla gjithmonë të kërkuara

Rreth tre miliardë dollarë vepra arti të shitura në dy javë.

Ankandet e pranverës në Nju Jork kanë thyer rekordet dhe kanë treguar se interesi për veprat dhe skulpturat e mëdha është më i fortë se kurrë.
Rreth 1,79 miliardë dollarë për Christie’s dhe 859 milionë dollarë për Sotheby’s, rekordi nju jorkez e kalon atë të pranverës së vitit 2015, konsideruar për shumë kohë si një moment i jashtëzakonshëm, ndjekur nga një ngadalësim i shënuar gjatë sezoneve pasuese.

“Është kolosale”, thekson Georgina Adam, autore e “Dark Side of the Boom”, në tregun e artit të shekullit të XXI, edhe pse sezoni ka zgjatur dy javë në vënd të një për koleksionin monumental të Rockefeller.

Asnjë rekord absolut këtë vit, “Salvator Mundi” e Leonardo da Vinçit, u vlerësua në nëntor 2017 për 450,3 milionë dollarë duke qenë më i kërkuari. Por dhjetëra artistë e kanë kaluar çmimin e tyre më të lartë dhe më shumë se 250 vepra kanë arritur në miliona dollarë.

“Ka ende njerëz që dëshirojnë të blejnë me çmime të larta nëse është më e mira e tregut të artit”, thekson Rachel Pownall, profesor në Universitetin holandez të Maastricht.

“Në 2017, tregu i ankandeve u ringrit, me 18,9 miliardë dollarë nga 16,9 në 2016, por mbeti në nivelin më të ulët se ai i vitit 2015 me 21,1 miliardë dollarë”, sipas studimeve të realizuara për organizatën e specializuar TEFAF./

Shkruar Nga
More from Revista User

Humb jetën emigranti shqiptar, shkak ngricat

Moti i keq që ka shpërthyer gjatë ditëve të fundit gjithë Europën...
Read More