Ankaraja thërret në bisedë zëvendës ambasadorin holandez

turqia

Turqia ka thirrur të shtunën zëvendës ambasadorin turk në Ankara për bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në shenjë proteste pasi Qeveria e Holandës nuk lejoi aeroplanin e shefit të diplomacisë turke të aterrojë në Roterdam për shkak të mitingjeve rreth referendumit turk për reforma kushtetuese, ka thënë një zyrtar i paemëruar turk.

Me të njëjtën arsye, presidenti turk Recep Taip Erdogan kritikoi sot holandezët si “nazistë dhe fashistë”, transmeton Reuters.

Vendimi i Qeverisë së Holandës që të tërheqë lejen për aterrimin e aeroplanit turk ka përkeqësuar kontestin diplomatik ndërmjet dy vendeve anëtare të NATO-s për shkak të kampanjës në prag të referendumit turk për reforma kushtetuese, vlerëson AP.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dukesha e Kembrixh për çiftin e ri: Jam tepër e emocionuar, të shijojnë momentin

Dukesha e Kembrixhit, Kate është tepër e emocionuar për fejesën e princ...
Read More