Aparatura e përgjimit ju ofrua Nanos, por ja përgjigja e tij



fatos nanoDetaje të reja dalin lidhur me aparaturën e përgjimit të Ministrisë së Brendshme, të cilën opozita e ka kthyer në një çështje politike këto ditë.

Një sh-funksionar i ministrisë së Brendshme rrëfen se ajo iu ofrua dikasterit të rendit edhe gjatë kohës kur kryeministër ishte Fatos Nano.

Ylli Dylgjeri shkruan në Facebook.

Në vitet 2000-2004 kam drejtuar Ministrinë e Rendit nga posti i Sekretarit te Përgjithshëm.Trafiqet edhe në këtë kohë ishin prezente në vend. Kujtoj se një kompani italiane kontaktoi me zyren time për të demostruar një aparaturë përgjimi, prodhim i vetë kompanisë italiane. Deri këtu nuk pashë asnjë shqetësim për të refuzuar demostrimin. Ekspozitat kudo janë të hapura edhe për publikun. Me sa kujtoj, në çdo Kongres Interpoli, kompanitë e prodhimit të aparaturave inteligjente ekspozonin prodhimet e tyre në ambjentet ku zhvilloheshin punimet e kongresit. Për të mos u zgjatur u njoha me paisjen dhe perdorimin e saj dhe kaq. Më tej, nuk ishte në tagrin tim, apo në ligjin e Policisë së Shtetit përdorimi i kësaj paisje. Njëherësh nuk pati kërkush iniciative, apo ngasje, për ti hyrë aventures së blerjes. Biles po kujtoj edhe batutën e ish kryeministrit të kohës Nano, kur ne nguronin te flisnim hapur në tel me Të, na e kthente me humor: fol hapur se nuk kemi as pergjime, e as lekë për të blerë përgjues! Uroj që lajmi i hapur së fundi mbi paisjen e pergjimit në Ministrinë e Brendshme të jetë i rremë. Përndryshe, është SKANDAL!”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Opozita, e zbrazur në ide dhe plot me moralizëm fals

Nga Ervis Iljazaj* Ka një trend të përgjithshëm që është kthyer në...
Read More