Apeli për Krimet e Rënda dënon me 69 vite burg “bandën e tritolit”


banda-e-tritolit

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka shpallur vendimin për 7 anëtarët e të ashtuquajturës “banda e tritolit”, duke dënuar këta të fundit me 69 vite burg dhe një burgim të përjetshëm.

Ditën e djeshme, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pa ndryshuar vendimin me burg për jetë për, Andon Mëhillajn, ndërsa kushëriri i tij, Genis Mëhillaj i arrestuar tre ditë më parë, u dënua me 10 vite burg.

Kreu i kësaj bande, Julian Sinanaj i ka shpëtuar dënimin me burg përjetë, për shkak dhe të statusit të tij si i penduar, duke u dënuar me 30 vite burg. E njëjtat gjykatë ka dënuar me nga 8 vite heqje lirie shetasit, Ndriçim Gjokona, Albin Mexhaj dhe Marjon Mitro.

Ky i fundit më herët ishte dënuar me 19 vite burg nga Shkalla e Parë, por ditën e djeshme përfitoi ulje të dënimit me 11 vite në Gjykatën e Apelit. Anëtari i këtij grupi që është dënuar me më pak vite burg, përkatësisht me 5, është Ilir Karçini. Banda e tritolit akuzohet për rreth 38 akuza, përfshi vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, si dhe për vendosjen e tritolit ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ardian Kollozi.

Nga vendimi, i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, ka përfituar ulje të dënimit edhe Ndriçim Gjokonaj, pasi gjykata ka vlerësuar statusin e tij si i penduar në zbardhjen e krimeve të bandës së tritolit. Më herët Shkalla e Parë e ka dënuar me 25 vite burg Gjokonaj, por Apeli e dënoi me 8 vite heqje lirie.

Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e Genis Mëhillajt për riçelje të gjykimit ndaj tij, pasi ky i fundit kërkoi të rigjykohej me argumentin se është dënuar në mungesë. Ky grup u zbulua tre vite më parë ku u prangos më 30 Janar, Julian Sinanaj, pas një operacioni të Policisë së Shtetit.

Banda e tritolit akuzohet për rreth 38 akuza, përfshi vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, si dhe për vendosjen e tritolit ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ardian Kollozi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump: Është i mundur konflikti me Korenë e Veriut

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se është i mundur një konfrontim...
Read More