Aplikimet për në Universitet: Nuk dini çfarë dege të zgjidhni?! UET ju vjen në ndihmë me këshillim karriere

Maturantët shqiptarë që kandidojnë për universitet në vitin akademik 2018-2019 duhet të jenë shumë të kujdesshëm në plotësimin e formularëve dhe llogaritë që bëjnë për të fituar degën e studimit që duan. Por maturantët në dilemë për zgjedhjen e degës puna është dhe më e vështirë.

Universiteti Europian i Tiranës ka disa zyra të posaçme dhe pedagogët e tij që u vijnë në ndihmë maturantëve me këshillim karriere.

Drejtoresha e ciklit të parë Bachelor në UET, dr. Anisa Subashi, thotë se zyrat e këtij universiteti do të jenë në dispozicion të çdo të riu që kërkon ndihmë që nga plotësimi i formularit online dhe deri te zgjedhja e degës ku ai ka më shumë prirje dhe ku mund të fitojë në bazë të mesatares.

“Për këtë arsye UET ofron mbështetjen e vet me zyrën e pranimeve, por dhe pedagogët konsultues sipas programeve. Ndodh që një nxënës është në dilemë për përzgjedhjen e degës, mund të ketë dy preferenca, sigurisht UET ofron konsulta me pedagogët, zyrat e këshillimit, se cila do të ishte zgjedhja e duhur për këtë maturant”, thotë ajo.

Subashi këshillon maturantët që të mos gabojnë në plotësimin e formularit të aplikimit.

“Maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë plotësimit të formularit dhe të zgjedhin degën e caktuar, të mos bëjnë gabime në përzgjedhjen e degës së preferuar. Kanë të drejtë të zgjedhin deri në 10 degë dhe në bazë të nr. të kuotave të çdo universiteti, përcaktojnë degën e përzgjedhur, të cilën duhet ta deklarojnë, në momentin që e kanë fituar”, shpjegon ajo.

Po çfarë ndodh nëse një maturant del fitues në të 10 degët që ka shënuar në fletë?

“Sigurisht që duhet të shkojë të përzgjedhë degën më të preferuar. Nëse ajo është brenda limitit të kuotave të atij universiteti, se mund të ndodhë dhe e kundërta, që kuotat të jenë plotësuar dhe ai të zgjedhë një degë tjetër, nga ajo e preferuara. Ose kanë mundësinë e raundit të dytë”.

Sipas Subashit në raundin e dytë janë dy kategori, ata që janë të pakënaqur me raundin e parë ose personat që kanë patur për të shlyer provime vjeshte.

Çfarë duhet të bëjë një maturant që të vijë në UET?

“Maturanti duhet ta cilësojë mirë, të tregohet i kujdesshëm, të vendosë programin e studimit që kërkon të ndjekë të parin dhe universitetin. Në momentin që i del emri në listë si fitues në UET duhet të vijë të bëjë regjistrimin në programin e dëshiruar. Se nuk mund të ndodhë që studenti të regjistrohet në dy programe. Më pas dokumentet, sipas detyrimeve ligjore, i dorëzon tek ai program, te një shkollë, dhe pajiset me numër matrikulli vetëm nga institucioni ku do të studiojë dhe në atë degë që do përzgjedhë”.

Heba beson se këtë vit nuk do ketë amulli siç ndodhi një vit më parë, pasi maturantët janë bërë të njohur me këtë sistem aplikimi dhe regjistrimi prej kohësh.

Sekretarja e Përgjithshme e UET-it thekson se pranimet në këtë universitet do të bëhen në bazë të kuotave të miratuara nga ministria.

Pas “vijës së kuqe” nuk mund të ketë pranime, ndaj ajo këshillon maturantët që kanë si zgjedhje këtë universitet që pasi t’u dalë emri në listën e fituesve të mos presin, të mos rrezikojnë, për të zgjedhur programin e dëshiruar.

 

Hapat e regjistrimit në UET:

Raundi I

30 Korrik – 4 Gusht maturantët plotësojnë formularin me 10 preferencat në portalin U-Albania

23 Gusht shpallet lista e gjithë aplikantëve për regjistrim në Raundin e Parë Bachelor

28 Gusht shpallet lista e gjithë aplikantëve të UET Raundi i parë Bachelor

30 Gusht -12 Shtator kryhen regjistrimet online nga ora 08 -16:30 ( me 7 faza 48-orëshe)

Regjistrimet e Raundit të Dytë Bachelor

15 -20 Shtator aplikimet për regjistrim në Raundin e dytë Bachelor

21 Shtator shpallet lista e gjithë aplikantëve për në Raundin e Dytë Bachelor

25 Shtator shpallet lista e gjithë aplikantëve të UET Raundi i dytë Bachelor

27 Shtator -6 Tetor kryhen regjistrimet online nga ora 08 -16:30 (me 5 faza 48-orëshe)

Regjistrimet e Raundit të Tretë Bachelor

Nëse ka kuota të paplotësuara të Raundit të Dytë Bachelor vazhdojnë regjistrimet 9-13 Tetor

Nëse ka kuota të paplotësuara të Raundit të Parë dhe të Dyte Bachelor vazhdojnë regjistrimet 15-20 Tetor

29 Tetor dërgohen listat përfundimtare në QSHA dhe në RASH

 

UET, kuotat për çdo degë:

Bachelor:

Master Profesional

 

Master i Shkencave

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Wanted

Kanabizimi masiv i 2016-ës dhe dora që përkëdheli trafikantët. Policia mes dilemës...
Read More