Aq VIP sa është, më në fund Rihanna do të ketë rrugën me emrin e saj

Këngëtare, aktore, influencuese mode, sipërmarrëse… vëri emrin një profesioni dhe Rihanna e bën.

Bukuroshja nga Barbadosi adhurohet nga e gjithë bota, por së pari, padyshim, nga vetë shteti i saj.

Qeveria e Barbadosit ka marrë iniciativën t’ia ndryshojë zyrtarisht emrin rrugës Westbury New Road në qarkun St. Michaels, rrugës ku këngëtarja u rrit, në Rihanna Drive. Këngëtarja jetoi në atë rrugë, deri në moshën 16 vjeç, kur u largua të ndiqte ëndrrën e muzikës, duke u zbuluar nga Jay-Z.

Edhe familja e saj është larguar, pasi Rihanna i ka blerë mamasë së saj një shtëpi madhështore disa miliona dollarëshe, çelësat e së cilës ia prezantoi bashkë me Oprah Winfrey-n.

Megjithatë, shtëpia e vjetër mbetet ende një atraksion turistik për shumë njerëz.

Do të ketë edhe një ceremoni inaugurimi të rrugës në fjalë ku pritet të jetë edhe Rihanna. S’na e merr mendja si mund të ndihesh, por nuk ndodh shpesh ta skalisin emrin tënd në një rrugë qyteti!

Shkruar Nga
More from Revista User

“Libra për një shoqëri të mirë”, forum në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit

Aktivitetet e UET Press, në kuadër të ditës së librit shoqërohen edhe...
Read More