Arabia Saudite ka informacion të konfirmuar rreth planit për vrasjen e Haririt

Ministri saudit i Çështjeve të Gjirit, Thamer al-Sabhan, ka përmendur një detaj mbi sigurinë personale të kryeministrit libanez Saad al-Hariri, i cili dha dorëheqje, duke thënë se “ka informacion të konfirmuar” për planin mbi vrasjen e tij.

Duke folur në një intervistë për televizionin arab “Future”, ai tha se Hariri ishte në Riad dhe se kishte “kërcënime të sigurisë ndaj kryeministrit dhe mbretëria është e prirë për sigurinë e tij”.

Saad al-Hariri dha dorëheqje, duke thënë se beson që ekziston një plan për vrasjen e tij. Ai ka akuzuar Iranin dhe aleatin e tij, Hezbollahun libanez se janë duke punuar në këtë drejtim.

Shkruar Nga
More from Revista User

U vesh si ushtarak në kufi, Kodheli: Ja çfarë më tha Kamenos

Pak muaj me parë ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos u...
Read More