Arabia Saudite lejon femrat që të punojnë taksiste

Rekrutimi i taksisteve femra po lulëzon në Arabinë Saudite pasi mbretëria e Gjirit Persik vendosi që nga qershori i këtij viti t’iu lejojë grave t’i japin makinës.

Interes të veçantë ka shprehur Uber-i, 80% e klientelës të të cilit në këtë vend përbëhet nga gra, dhe Karimi, me seli në Dubai. Aplikacionet e këtyre dy kompanive janë si një litar shpëtimi për shumë femra që duan të lëvizin lirshëm në Arabinë Saudite.

Aktualisht, të gjithë shoferët e taksive të punësuar nga firmat në fjalë në Arabi janë meshkuj. Shumica, shtetas sauditë që ngasin makinat e tyre private. Pas nxjerrjes së një dekreti mbretëror muaj më parë, përmes të cilit u njoftua se planifikohet rrëzimi i vendimit që i ndalon femrat të ngasin makinat, si Uber, ashtu edhe Karim po përgatiten të punësojnë drejtueset e para femra.

Të dyja firmat nisën me shpejtësi një seri trajnimesh prej 90 minutash në Rijad, Edah dhe Al Kobar, duke piketuar gratë saudite të pajisura me patenta të vlefshme jashtë vendit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arrestimi në “Myslym Shyri”/ Pse trafikantët flisnin me Blackberry dhe si e merrnin heroinën nga Turqia

Zbulohen të tjera detaje nga operacioni antidrogë që u zhvillua dje në...
Read More