Arbër Çekaj shpallet në kërkim ndërkombëtar, Berisha: Kokainën e zbuloi…

 

Arbër Çekaj, administratori i kompanise ‘Arbi Garden’, e cila kishte porositur bananet brenda të cilave ishte dhe sasia prej 614 kg kokaine, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg në mungesë’.

Brenda kontenierit me banane që kishte mbërritur nga Kolumbia për llogari të kompanisë së tij, ishin fshehur edhe 614 kg kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Arbër Çekaj ishte larguar drejt Gjermanisë 24 orë përpara se ngarkesa me drogë të kapej.

Dy ditë pas ngjarjes ai tha se s’kishte lidhje me drogën dhe se do të kthehej në Shqipëri për të sqaruar cështjen, por deri më tani ai vazhdon të jetë në arrati.

Për drogën e kapur në Maminas, janë arrestuar shoferi i kamionit që transportoi mallin dhe menaxheri i firmës ‘Arbi Garden’.

Kurse ish-kryeministri Sali Berisha ngre akuza të rënda në lidhje me 613 kg kokainë të kapur në 28 shkurt në një kontejner bananesh.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, policinë dhe doganën se tentuan të fshihnin ngarkesën e drogës dhe se ajo u zbulua vetëm falë një punonjësi të skanerit.

Berisha thotë se punonjës dixhitalë të doganave dhe antidrogës informuan që në datën 27 shkurt se ngarkesën prej 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve e zbuloi mëngjesin e asaj date, vetëm dhe vetëm ky njeri, i cili sipas tij meriton falënderim.

Të dashur miq, zbulohet skandali që dëshmon përfundimisht përpjekjen e Ramës, Xhafës, policisë dhe doganës për fshehjen e ngarkesës së 613 kg kokainë. Punonjës dixhitalë të doganave dhe antidrogës informuan që në datën 27 shkurt se ngarkesën prej 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve e zbuloi mëngjesin e kësaj date, vetëm dhe vetëm një njeri, punonjësi i turnit të skanerit tek kryente procedurën e skanimit. 

Ky punonjës, pa pasur asnjë njoftim paraprak nga hetimi doganor, antidroga apo policia e shtetit zbuloi gjatë skanimit se në dyshemenë e kontejnerit kishte blloqe droge të ndara. Po këto burime informuan se në kohën e skanimit të kontejnerit me 613 kg kokainë, nuk kishte në doganë apo terren aty pari, asnjë polic apo hetues doganor.

Punonjësi i skanerit pasi zbuloi drogën menjëherë dërgoi ndihmësin e tij për të zgjuar nga gjumi drejtorin e doganës së Durrësit. Pra drogën në kontejner nuk e zbuloi asnjë polici rendi apo i antidrogës as dhe doganier apo hetues dogane.

Pas fshehjes së informacioneve nga partnerët, ky është skandal i dytë më i madh, mashtrimi më i pafytyrë i Ramës dhe Xhafës ndaj shqiptarëve, duke mohuar totalisht rolin kryesor dhe të vetëm të skanerit në zbulimin e drogës për dy javë me radhë. Ky mohim i tyre detyroi së fundi kompaninë Rapiskan t’u thotë shqiptarëve të vërtetën me një komunikatë të publikuar dje mbi rolin e degës së saj në Shqipëri në zbulimin e 613 kg drogë në portin e Durrësit.” – shkruan Berisha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gazetarët grekë e provokojnë për ‘pikët shqiptare’, ja si reagon Eleni Foureira

Këngëtarja shqiptare Eleni Fureira, e cila u pozicionua në vendin e dytë...
Read More