Arditi rrëfen se çfarë i tha e bija gjatë ‘’Këngës Magjike’’: Babi, pasi të këndojmë …

Mbrëmjen finale të Këngës Magjike, prezantuesi Ardit Gjebrea së bashku me vajzën e tij kënduan ‘’Për ty’’, një këngë jo vetëm surprizë dhe përshëndetëse për festivalin e muzikë së lehtë, por edhe një dedikim ndaj Annës së vogël.

2-1

Picture 1 of 2

Dje në festën e mbledhur nga “E diela shqiptare”, Arditi zbuloi edhe çfarë i tha e bija natën finale pas performancës: “Babi, pasi të këndojmë këngën, ku do ulem?” “Ti do ikësh, se aty mund të hapet ndonjë muhabet…” – ia kishte kthyer Arditi duke e shprehur hapur “frikën” që e vogla të mos ndikohej nga ajo çfarë mund të dëgjonte mes artistëve: “Po e njëjta gjë do jetë, sepse njëlloj do ta shikoj votimin nga televizori” – ia kishte kthyer Anna.

Meqenëse sot producentit iu kërkua që ta këndonte edhe një herë “Për ty” me Annën, e ftoi vogëlushen e tij në skenë, por këtë herë e vendosi në tryezë mes artistëve. Në fund të fundit, ajo tashmë është artiste dhe i bën mirë të mësohet edhe me paraskenat.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vendet më bukura dhe me çmimet më të lira, që mund të vizitohen

Mendoni të udhëtoni në Botë dhe nuk keni shumë para. Atëherë është...
Read More