Ariana Grande konfirmon lajmin e fejesës!

Ariana Grande konfirmon raportimet përsa i përket fejesës së saj me komedianin Pete Davidson. Fansat e Grande kanë filluar diskutimet në Twitter për dasmën e saj.

“Shpresoj që ai të kuptojë se është duke u martuar me të gjithë ne,” shkruan një fanse e Grandes në Twitter. “Haha, ai është i informuar për këtë,” u përgjigj 24-vjeçarja. Newsbeat ka kontaktuar me reprezentativë te Grandes dhe Davidson, të cilët konfirmojnë se të dy kanë filluar të frekuentohen disa javë më parë.

Pete Davidson, i cili është i njohur për skitin e tij në Saturday Night Live (Live i Të Shtunës Mbrëma), së fundmi ka realizuar dy tatuazhe të cilët përfaqësojnë të dashurën e tij të re- inicialet e emrit të Grande dhe veshët e lepurit të cilat janë logo e saj. Çifti, të cilët bënë publike lidhjen e tyre në 30 maj, janë të sapo dalë nga dy lidhje romantike të tjera.

Ariana Grande sapo kishte përfunduar lidhjen e saj me reperin Mac Miller, ndërsa Pete Davidson u largua nga lidhja me Cazzie David, vajza e komedianit Larry David. Çifti i ri kanë debutuar lidhjen e tyre në festën e prezantimit të albumit të Kanye West.

 
 
d1-1d2-1d3-1
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Dosja ‘Tahiri’ në udhëkryq, SHISH injoron deputetët

  Kreu i Komisionit hetimor “Tahiri” identifikon institucionit e parë që sipas...
Read More