Arilena Ara lë pas Dua Lipan, në krye të klasifikimeve me “Last train to Paris”

 

Arilena ka lançuar këngën e saj më të re “Last train to Paris” me reperin e njohur KDDK.

Kënga nuk është publikuar ende online, por vetëm në stacione radiofonike.

Theksojmë se Bullgaria ka qenë vendi i parë ku është publikuar kënga.

Sipas Revistës Class, “Last train to Paris” është duke qëndruar në krye të klasifikimeve në disa vende të botës.

Ajo renditet e 8-ta në “Top 10” E Radio Energy në Bullgari, madje shohim se Arilena është duke konkurruar kokë më kokë me Dua Lipën, e cila renditet e 6-ta me këngën IDGAF.

Më parë në janar, Arilena Ara ka fituar në Paris një çmim si rrallë artistë të famshëm.

Në Edicioni i 41-të të “The Best Awards” në Paris, krahas emrave të mëdhenj të fushave të ndryshme të artit, pati një vend special edhe për këngëtaren shqiptare.

Arilena, së bashku me stafin e saj, rrëmbeu çmimin “The Best Awards” për kategorinë e muzikës.

Këngëtarja shqiptare u përzgjodh si “Këngëtarja fenomen e vitit” duke vulosur kështu, për të disatën herë, suksesin e një viti të artë.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Çështja “Tahiri” bashkon opozitën, Dashamir Shehi: Do dalin edhe emra të tjerë, ndoshta…

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është një ndër emrat që i është...
Read More