Arilena flet për raportin me Florin dhe “zëvendësimin” e Elvana Gjatës

Është përfolur shumë se Arilena Ara ka patur një lidhje dashurie me Flori Mumajesin dhe se donte të zëvendësonte Elvana Gjatën kur bëri “Nallane 3”.

E ftuar këtë të premte në “Top Show Magazine”, këngëtarja 19-vjeçare ka mohuar të gjithë thashethemet. Arilena tha se mes saj dhe Florit nuk ka patur asnjë histori dashurie, por vetëm një energji të mirë.

“E vërteta është që unë dhe Flori kemi një energji shumë të mirë. Bashkëpunimi me Florin ka ardhur falë një energjie shumë të mirë që ne kemi që është themeluar duke pirë një gotë verë,” tha ajo.

Ndërkohë për sa i përket Elvana Gjatës, Arilena tha se nuk ka dashur ta zëvendësojë atë, e se çdo njeri ka vendin e tij.

“Këtu nuk është askush për të zëvendësuar askënd. Çdo njeri ka vendin e tij,” ka shtuar këngëtarja.

Shkruar Nga
More from Revista User

Merkel: Evropa nuk duhet ta refuzojë Turqinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se Evropa nuk duhet ta refuzojë Turqinë,...
Read More