Arjan Konomi: Si më kërkoi para Soni Malaj…

 

Një histori e vjetër sapo doli nga arkivat e revistave. Arjan Konomi, dikur drejtor i Revistës Shqip, tregoi te Rudina një episod që i kishte ndodhur me Soni Malajn. Diçka kishte dëgjuar Rudina për atë kohë dhe e pyeti se ç`kishte ngjarë.

“Kur unë drejtoja Revistën Shqip i kërkova Soni Malajt të ishte pjesë e kopertinës së revistës. Ajo fillimisht pranoi, pastaj më kërkoi para. Ndërkohë që në Shqipëri gjërat nuk funksionon kështu. Nekemi nxjerrë Elsa Lilën me vajzën në vaskë dhe veç kënaqësisë s`mori asgjë tjetër.

Unë i thashë Sonit se s`mund t`ia jepja nga xhepi, se i punësuar isha dhe se botuesi nuk e praktikonte këtë gjë me askënd. Pastaj nuk pranoi. Pas kësaj ne bënë një shkrim bazuar në një intervistë tjetër që ajo kishte dhënë, ishte koha kur ishte njohur me balerinin (Mirkon).

Kapëm një batutë që kishte thënë se hante pulë me pilaf me të dashurin dhe kujtuam disa nga lidhjet që kishte pasur, ato publiket. Ajo na hodhi në gjyq, por e humbi. Përgjegjësinë e mora unë meqë isha drejtuesi, por lajmin e bëri gazetarja dhe përgjegjës ishte botuesi. Gjithsesi unë ia thashë Sonit që pak kohë më vonë do jetë një i dashur tjetër dhe kështu ndodhi”, tha Arjan Konomi.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Genc Burimi i përgjigjet Mustafa Nanos: Dhuna mund të rrëzojë një qeveri të zgjedhur demokratikisht

  Analisti Genc Burimi, në një shkrim të publikuar nga gazeta Panorama,...
Read More