Arkeologët me ndihmën e laserit bëjnë zbulimin e mijëvjeçarit

Duke iu falënderuar teknologjisë LiDAR, arkeologët nga Universiteti në Orhus kanë zbuluar në Borgring të Danimarkës një kala të vikingëve, të ndërtuar në formë rrethi.

Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se ndërtimi i takon periudhës ndërmjet viteve 975-980, përkatësisht kohës së sundimit të Harald Plavozubog, mbretit danez, i cili konsiderohet si bashkues i parë i popullit danez.

Diametri i saj i jashtëm është 144 metra. Hulumtuesit besojnë se në territorin e Danimarkës fshihen edhe shumë kala të tilla, të cilat pritet të zbulohen në të ardhmen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Atentati ndaj biznesmenit, rrëfehet polici i burgjeve: Situata më doli jashtë kontrollit kur…

Me Pëllumb Gjokën u takuam për t’u sqaruar në lidhje me sherrin...
Read More