Arkeologët zbërthejnë misterin: Rruga si u ndërtua “Piramida e Madhe”

Historia se si mbijetuesi më i vjetër dhe i vetëm i ”Shtatë mrekullive të Botës së Lashtë”, është krijuar, duket se më në fund është zgjidhur. Për shekuj me radhë ka qenë një nga misteret më të mëdha në botës, por prova të reja tregojnë se si egjiptianët transportuan blloqe prej 2.5 ton për 500 milje.

Piramidat u urdhëruan të ndërtoheshin nga faraonët, të cilët do të rekrutonin arkitektë dhe inxhinierë të rangut të lartë për të mbikëqyrur ndërtimet. Sidoqoftë, puna e ndërtimit u la tek një ushtri skllevërish.

481 metra e gjatë, “Piramida e Madhe e Gizës” ishte struktura më e madhe e bërë nga njeriu në Tokë deri në mesjetë. Tani zbulimi i një papiri të lashtë, ka hedhur dritë mbi infrastrukturën e përdorur nga ndërtuesit. Materiali i detajuar arkeologjik tregon se mijëra punëtorë të kualifikuar transportuan 170,000 tonë gurë gëlqerorë përgjatë Nilit me anije druri.

Në ditarin e tij, Merer përshkruan se si ekuipazhi ishte i përfshirë në transformimin e peizazhit, duke hapur diga gjigande për të devijuar ujin nga Nili dhe për ta kanalizuar atë në piramidë përmes kanaleve të bëra nga njeriu.

Arkeologu Mark Lehner, ka zbuluar prova të një rruge ujore të humbur nën pllajën e pluhurosur të Gizës. “Ne kemi përshkruar pellgun e kanalit qendror, për të cilin mendojmë se ishte zona e shpërndarjes primare në këmbët e Plateau të Gizës”.

Zbulimet e reja u hodhën në një dokumentar, “Piramida e Madhe e Egjiptit”: Dëshmi e Re, e cila gjithashtu përfshin një ekip tjetër arkeologësh që kanë zbuluar një anije ceremoniale, e cila jep njohuri të reja në ndërtimin e anijeve në kohë.

Një ekip specialistësh restauruan dërrasat e drurit para se t’i skanonin me një lazer 3D, kjo për të gjetur se si ishin grumbulluar. Rreth 138 piramida egjiptiane mbijetojnë, me ”Piramidën e Madhe të Gizës”, pranë Kajros, që është më e famshmja në botë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Të shtëna në një shkollë në Francë, ka të plagosur

Disa persona janë plagosur sot nga të shtënat në një shkollë të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.