Arkitektura moderne, shtëpi luksoze nën tokë…

A mund ta paramendoni veten duke u kthyer nga puna në shtëpi, ndërsa e parkoni makinën para shtëpisë tuaj që nuk shihet? Në ditët e sotme, gjithçka është e mundur.

Për të gjithë njerëzit që janë të brengosur për shkatërrimin e ambientit, respektivisht ndikimin negativ që ka industria e ndërtimit mbi tokë, tashmë ka një zgjidhje, ata mund të ndërtojnë nën tokë. Nuk është shaka, dhe nuk po flasim për bunkerë por, për rezidenca të mahnitshme banimi.

 

 

Të njohura si “shtëpi nëntoke” apo dhe si “shtëpi me impakt të vogël”, këto struktura minimizojnë shkatërrimin e hapësirës së gjelbër për ndërtimin e një objekti të banimit sepse e gjithë struktura ndërtohet nën tokë.

Dy kompani angleze NC Homes dhe Huntsmere kanë propozuar ndërtimin e një shtëpie luksoze nën tokë, që do të ishte po aq e rehatshme sa dhe shtëpitë që ndërtohen mbi tokë.

E quajtur Perdu, kjo është një shtëpi tredhomëshe në formë rrethi, me lokacion në Bowdon, në Manchester të Anglisë.

Kur ndërtohet nën tokë, çdoherë ekziston problemi i ndriçimit natyror. Për ta shmangur këtë problem, forma e shtëpisë Perdu është skicuar asisoj, që në qendër të çatisë të ketë një pasazh, atrium i cili mundëson depërtimin e dritës natyrore brenda hapësirave të banimit.

Shtëpia Perdu është ekologjike, ajo zotëron sistemin e mbledhjes së ujërave, sistemin e kombinuar të ngrohjes-ftohjes, si dhe sistemin solar për ngrohjen e ujit.

Perdu mund të krahasohet me të gjitha shtëpitë tjera. Ka kuzhinë të plotë, qëndrimin ditor, dhomat e gjumit si dhe këndin e punës. Po ashtu ajo posedon dhe pishinën e brendshme.

Megjithatë, ekziston një problem i vetëm. Për të poseduar këtë shtëpi ekologjike duhet pasur goxha para, sepse çmimi i saj është përllogaritur rreth 3.7 milionë dollarë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çifti Obama, libër për Shtëpinë e Bardhë

Barack dhe Michelle Obama kanë bërë një marrëveshje për të botuar libra...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *