Arkiva gjermane: Ja kur iku nazisti i fundit nga Shkodra

Debati për datën e Çlirimit është i vjetër, por fatkeqësisht ai vijon të jetë edhe sot prezent. Në një përballje në Top Story, dy historianët, Marenglen Kasmi dhe Valentina Duka kanë dhënë argumentet e tyre, duke u mbështetur tek dokumentet historike.

4-1

Picture 1 of 2

Kështu, historiani Marenglen Kasmi publikoi një dokument të ushtrisë gjermane, nxjerrë nga arkivat dhe firmosur në 30 nëntor të vitit 1944.

“Kam një raportim ditor me telegram të Komandës të Grupimit të Forcave Tokësore E, që përfshinin forcat në Ballkan dhe kam vëzhguar raportimet nga data 22 deri në datën 30.

Është raportimi i datës 29, i pasdites ku thuhet që Shkodra, tashmë është lëshuar. Është një raportim shtesë, ku thuhet se Shkodra është lëshuar pa presion nga kundërshtari”,- deklaroi Kasmi.

Ndërkohë, Valentina Duka u shpreh se debati do të shmanget nëse do të bëhej zgjedhja e datës së çlirimit të Tiranës.

“Personalisht mendoj që dita e Çlirimit duhet të ishte si në të gjitha vendet e asaj kohe që patëm një ditë çlirimi kombëtare, që iu referuan ose çlirimit të kryeqytetit, që mund të ishte 17 nëntori dhe nuk ka asnjë dilemë.

Në ditën kur u vendos data e Çlirimit, Këshilli Nacional-Çlirimtar më 1945 i është referuar edhe datës 22 tetor, që ishte data e Çlirimit të Beogradit”,- u shpreh historiania dhe deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka.

Teksa Kasmi shprehet kundër argumentit të Dukës, kjo e fundit shton se nuk e mbështet tezën e kolegëve të saj për vendosjen e datës 29 nga Enver Hoxha për t’i shërbyer Jugosllavisë.

“Nuk mbështes tezën e kolegëve që thonë se mbledhja e këshillit e lëvizi datën për t’i shërbyer Jugosllavisë. Nëse Enver Hoxha do ta kishte bërë këtë sipas kësaj teze, në 1948 (kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë) do ta kishte hequr këtë datë”,- tha ajo.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e enjte 11 maj 2017

Dashi Nëse kohet e fundit keni pasur probleme te forta me partnerin...
Read More