Armëpushimi në Siri, nis evakuimi i banorëve në Alepo

2028048

Të paktën 40 mjete me rreth 950 civilë u larguan deri në mesditë të enjten nga lindja e Alepos, në Siri.Evakuimet nisën me ambulanca dhe autobuzë që larguan të plagosurit dhe të sëmurët nga territoret rebele, gjatë një armëpushimi të dobët të arritur natën e të mërkurës.

Karvani i ngadaltë i rreth njëzet mjeteve të para doli nga zona Al-Amiriyah prë të kaluar në territorin qeveritar Ramussa.

Agjencia AFP raportonte se dy karvanet e para të kryesuara nga mjete të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmë-Hënës së Kuqe arabe u nisën të enjten në mëngjes, të ndjekura nga ambulanca dhe autobuzë jeshilë të qeverisë së Sirisë.

Organizata Botërore e Shëndetsisë raportonte se një total prej 21 autbuzësh dhe 19 ambulanca ishin larguar nga lindja e Alepos. Sipas AFP mjetet kishin kaluar linjën e frontit dhe po drejtoheshin te zonat rurale në perëndim të Alepos.

Armëpushimi i fundit pritet të zgjasë rreth tre ditë, gjatë të cilave pritet të evakuohen mijëra civilë dhe luftëtarë nga territori i luftës. Zouhir Al Shimale, gazetar i pavarur nga Alepo tha se evakuimi po vazhdonte, megjithë një sulm ndaj një ambulance.

“Prej mëngjesit të sotëm nuk ka pasur luftime,” tha ai për rrejtin Al Jazeera, duke shpjeguar se qindra familje ishin grumbulluar për të marrë autobuzët.

“Civilëve u është dhënë mundësia të zgjedhin largimin ose të qëndrojnë, por shumica duan të largohen nga frika e luftës dhe bombardimeve”, tha ai.

Si pjesë e marrëveshjes, ministria ruse e mbrojtjes tha se po përgatiste transferimin e luftëtarëve rebelë drejt Idlib, rreth 65 kilometra larg Alepo.

Plani fillestar i armëpushimit të mërkurën i prish pas kërkesës së militantëve iranianë për evakuim të civilëve edhe në qytetet myslimane shia Kafraya e al-Fua. Turqia tha se do të takohet me Rusinë dhe Iranin në Moskë më 27 dhjetor për të diskutuar zgjidhjen e konfliktit.

Provinca Idlib ku po dërgohen shumica e të evokuarve kontrollohet nga aleanca rebele Jabhat Fateh al-Sham.

Shkruar Nga
More from Revista User

Djali masakron me “çifte” prindërit, fqinja: S’ishte mirë, nuk fliste me njeri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit. Krimi në...
Read More