Arnold Schwarzenegger në gjendje kritike, shtrohet urgjentisht në spital

 

Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar një operacioni urgjent në zemër pas një procedure zëvendësimi të dështuar të valvulës së zemrës.

TMZ e cila ka dhënë lajmin, citon një burim pranë yllit të Terminator duke thënë se ish guvernatori i Kalifornisë, 70 vjeç, u shtruar në spital në Los Angeles të enjten për zëvendësimin e valvulës.

Procedura thuhet se është eksperimentale, por kjo i ka shkaktuar komplikacione, duke cuar në një operacion urgjent në zemër që thuhet se ka zgjatur disa orë.

Që nga mëngjesi i së premtes, gjendja e tij pas operacionit u përshkrua si e qëndrueshme.

Zëvendësimi i valvulës aortale është një procedurë në të cilën valvula aortore e një pacienti, pjesërisht e bllokuar, zëvendësohet me një valvul artificiale zemre.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nënshkrimi i fshehur: Pas 70 vitesh zbulohet “firma” e Arshi Pipës si përkthyes i Rilkes

  Takimi tek bar “Heminguej”, e shndërruar si një qoshkë letrare, e...
Read More