Arrestimi i doganierëve, ‘blindohet’ porti i Durrësit, policia kontrolle të rrepta kamionëve



porti-durres-kontenieret

Të gjithë kamionët në Portin e Durrësit po kalojnë në sitën e policisë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se mbrëmjen e djeshme janë ushtruar kontrolle të rrepta në Portin e Durrësit.

Kontrollet janë ushtruar në të gjithë kamionët që nisen nga Durrësi për në Itali. Si rezultat i kontrolleve 16 kamionë me mallra, janë bllokuar në port. Kjo, pasi për shkak të procedurave të zgjatura të kontrollit nuk kanë mundur të nisen për në Itali.

Kamionët e mbetur në portin e Durrësit duhej të niseshin gjatë natës për në Ankona por trageti është nisur me 3 orë vonesë si pasojë e kontrolleve.
Mësohet se kontrollet janë ushtruar nga policia kufitare dhe dogana e Durrësit

Ashpërsimi i masave në portin e Durrësit, pas arrestimit të doganierëve dhe efektivëve të policisë kufitare. Një ditë më parë agjentët doganorë pezulluan punën në orën 14:00 në portin e Durrësit.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Uji i shenjtë i gadishullit Yucatán, traditë e fisit Maja

Vetëm pak kilometra larg nga Valladolidi, në gadishullin Yucatan gjendet një peisazh...
Read More