Arrestimi i Weinstein, Rose McGowan: Një arritje e madhe

Rose McGowan, një prej akuzueseve të para të Harvey Weinstein reagoi pas ngritjes së aktpadisë zyrtare ndaj tij për përdhunim, duke e cilësuar atë “një shuplakë në fytyrën e fuqisë së abuzimit”.

“Kjo është një arritje e madhe, është vërtet e madhe tha McGowan” për BBC, duke shtuar “Deri përpara disa kohesh, do të ishte e paimagjinueshme të shihje në bankën e të akuzuarve njërin prej njerëzve më të fuqishëm të Hollywood.
Por rastet e abuzimit ishin aq të shumta, sa Weinstein e pati të pamundur t’i mbulonte të gjitha. Lista e pretendimeve për ngacmime e dhunë seksuale përfshin sot plot 85 femra.

Stuhinë që do të rrëzonte producentin e famshëm nga piedestali i paprekshmërisë e nisi Ashley Judd, e para e cituar nga New York Times ndërsa përshkruante në detaje abuzimet e pësuara.

Të tjera do të merrnin zemër nga veprimi i saj e do të bënin përpara me akuza që mbërritën tek përdhunimi siç ishte rasti i Asia Argentos. “Nëse do të flisja, ai do të me shtypte siç kishte bërë me të tjera përpara meje, prandaj m`u deshën 20 vite që ta them të vërtetën time”, do të pohonte aktorja italiane.

Mcgowan gjithashtu është përdhunuar nga manjati hollivudian, por ndryshe nga Argento ajo u përpoq t’i paralajmëronte njerëzit se kush ishte vërtet ai.

Askush nuk e besoi, ndaj dorëzimi i Weinstein në polici dhe lirimi i tij me kusht kundrejt një dorëzanie 1 milionë dollarëshe, ishin moment të cilat 45-vjeçarja i shijoi ne maksimum.

Shkruar Nga
More from Revista User

Për herë të parë blini orë dore? Ja çfarë duhet të dini që të mos gaboni

Ekzistojnë kritere të caktuara në zgjedhjen e orëve të dorës dhe, pos...
Read More