Arrestohen duke pritur 100 mijë eurot e ‘gjobës, dy vlonjatët

Policia e Vlorës u ka vënë prangat dy personave nga Vlora, të cilët kishin ‘gjobitur” me 100 mijë euro, një 46-vjeçar. Të arrestuarit janë: Endri Beqiraj, 28 vjeç dhe Julo Rrokaj, 25 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Policia parandaloi kështu përshkallëzimin e një rasti të gjobëvënies me pasoja për jetën, pasi dy të arrestuarit e kishin kërcënuar “pengun” me jetë në rast se nuk do t’u paguante një shumë prej 100 000 eurosh,

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, duke përdorur metodat speciale të hetimit si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, zhvilluan dje operacionin në fshatin Qishbardhë, ku dhe u bë e mundur kapja e shtetasve: Endri Beqiraj, 28 vjeç, banues në Vlorë dhe i Julo Rrokajt, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas Policisë, të dy ata prej disa muajsh kishin kërcënuar me anë të telefonit, Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t’u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 Euro.

Ditët e fundit ata e kishin kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar.

Konflikti mes Endri Beqirajt dhe Sh.S ishte për motive të dobëta.

Dosja e të arrestuarve iu referua Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “ Shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e shtunë 19 gusht 2017

Dashi Do luani shumë me ndjenjat e atij që keni në krah...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *