Arrestohen dy vlonjatë të dehur, godasin me grusht dy policë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, të cilët u kapën duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Sipas bluve të Vlorës, një prej personave ka qëlluar me grusht dy efektivët e policisë që i shoqëronin.

Në pranga u vunë Nikollaq.S., 56 vjeç dhe Petraq.Gj., 59 vjeç banues në Vlorë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në rrugën “Zaho Koka” në lagjen “24 Maji”, shtetasi Nikollaq.S., u konstatua nga shërbimet e policisë së qarkullimit rrugor duke drejtuar automjetin tip “Daimler Chrysler” nën efektin e pijeve alkoolike mbi masën e lejuar.

Nga kontrolli i ushruar nga punonjesit e policisë rrugore, me ndihmën e aparatit Drager , ky shtetas ka rezultuar në masën 0.60% ml/gram.

Gjithashtu gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin e Policisë Vlorë shtetasi Pertraq.Gj., ka kundërshtuar punonjësit e policisë si edhe ka goditur (me grusht) dy nga punonjësit të cilët po bënin shoqërimin e tyre për kryerjen e hetimeve të mëtejshme në komisariatin e policisë”, sqaron policia.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj dy shtetasve për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregulllt”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, të parashikuara nga nenet 291, 236 dhe 237 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shkëmbim zjarri mes 2 familjeve në Dibër, plagoset 18 vjeçari

Konflikti për shfrytëzimin e një lavatriçe zhavorri në lumin Drin është kthyer...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *