Arrestohen për sulmet në Shkodër 4 persona, dënohen me 126 vite burg

vlcsnap-1046-04-03-05h19m37s294

Mjeku Bekim Protopapa i arrestuar mbrëmjen e 4 nëntorit bashkë me tre persona të tjerë në Shkodër, si të dyshuar se do të kryenin akte terroriste në stadiumin “Loro Boriçi”, rezulton edhe në dosjen e 9 imamëve të vetëshpallur që dërgonin besimtare në Siri dhe Irak në luftime përkrah ISIS. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se, në dosjen hetimore të 9 imamëve të dënuar tashmë me 126 vite burg në total, përveç bisedave telefonike mes Genci Ballës e Bujar Hysës, Protopapa është filmuar nga ana e agjentëve të antiterrorist nën shoqërinë e këtyre të fundit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se, në dosjen voluminoze në ngarkim të tyre, bie në sy një nga procesverbalet e vëzhgimit i cili mban datën 20 janar të 2014 ku janë evidentuar emrat e personave që kanë shkuar për vizitë ngushëllimi në familjen e Diamant Rashës. Ky i fundit ishte një nga personat që kishte shkuar në Siri dhe atje kishte humbur jetën. Në këtë procesverbal thuhet se, në banesën e Rashës kanë qenë të pranishëm të dënuarit Genci Balla, Bujar Hysa, Zeqir Imeri, Verdi Morava, Astrit Tola si dhe i arrestuari i pak ditëve me parë, mjeku Bekim Protopapa. Po atë ditë, në dosje thuhet se në shtëpinë e familjes së Diamant Rashës së vrarë në Siri, kanë qenë edhe Kjan e Shaban Muhaxheri të cilët kishin ardhur nga Kosova dhe mendohet se janë të afërm të terroristit Lavdërim Muhaxheri nga Kaçaniku. Po kështu të njëjtat burime bëjnë me dije se, në sajë të hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Medat Hasani kanë qenë frekuentues të rregullt të xhamisë së Unazës së Re në kryeqytet, ku predikonte pa lejen e komunitetit mysliman i dënuari Genci Balla. Ndërsa Xhezair Fishti, që kryente ritët fetare në xhamin e Kastriotit në Dibër në mungesë të një imami nga Komuniteti Mysliman, thuhet se kishte njohje personale me imamët e dënuar Genc Balla e Bujar Hysa. Të katër të arrestuarit, Bekim Protopapa, Xhezair Fishti, Ergys Faslija dhe Medat Hasani dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale të “akteve terroriste” të mbetur në tentativë, pasi dyshohet se do të ndihmonin disa shtetas nga Kosova për të kryer sulm terrorist në stadiumin “Loro Boriçi” ku do të luhej ndeshja Shqipëri-Izrael.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Orët e para të ditës do të dominohen nga vranësira kalimtare. Gjatë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.