Arrestohet 55-vjeçari, bën për spital vëllanë



gjirok_0

Një 55-vjeçar është arrestuar në Memaliaj pas dhunës së ushtruar ndaj vëllait të tij. Robert Beta goditi me sende të forta vëllain I.B, 58 vjeç duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vasjar rreth orës 15.30 të ditës së djeshme. Sipas policisë konflikti mes vëllezërve ndodhi në shtëpinë e tyre për motive pronësie.

58-vjeçari ndodhet aktualisht në spitalin “Omer Nishani” të Gjirokastrës pas dëmtimeve në kokë dhe në trup. Materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

‘Shpërthen’ Kryemadhi: Të ndalim të çmendurin që do të na bëjë argatë…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se vendi po drejtohet nga...
Read More