Arrestohet 57-vjeçari, shfrytëzoi tokën e lëshuar me qira

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit :

M.P, 57 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas duke qenë me detyrë administrator i një shoqërie private, dyshohet se ka pushtuar dhe shkatërruar një sipërfaqe toke rreth 10 dynym, (e cila rezulton në pronësi të disa shtetasve) në fshatin Petrushë-Pogradec, duke shkelur kontratën që kjo shoqëri, kishte lidhur me Bashkinë e Pogradecit, për të shfrytëzuar një pjesë toke të lëshuar me qira në këtë fshat.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për hetime të mëtejshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Detyrimet ndaj doganave – Në vitin 2018 ulen normat e interesit për kamatëvonesat

Operatorët ekonomikë që kryejnë shkëmbime tregtare jashtë vendit, pra aktivitete eksport dhe...
Read More