Arrestohet biznesmeni në Sarandë, për qumësht kontrabandë

Policia ka arrestuar pronarin e një supermarketi në lagjen nr. 4, pasi gjatë kontrollit që i është ushtruar i janë sekuestruar rreth 180 kanaçe me qumësht me mbishkrime në gjuhë të huaja dhe të pa pajisura me dokumentet përkatëse për tregtimin apo marketingun e këtyre produkteve.

I arrestuari është Shaqir H., 43 vjeç, banues në Delvinë, ndërsa është marrë në pyetje për të mësuar se ku i ka marrë 180 kanaçet me qumësht.

Ai akuzohet për tregtimin dhe transportimin e mallrave kontrabandë dhe fshehjen e të ardhurave.

Policia ka referuar dosjen në Prokurorinë e Sarandës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mbrëmje e frikshme në jug, lumi Vjosa del nga shtrati

Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit, kanë rritur...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.