Arrestohet inspektori i repartit “Shqiponja”, dekonspironte veprimet e Policisë

Një inspektor i policisë është arrestuar pasi akuzohet për dekonspirim të veprimeve të policisë. Në pranga është vënë shtetasi Engrid Hënaj, i cili ka bashkëpunuar me shtetasin F.L i arrestuar për vjedhje.

Policia sqaron se “Ky arrestim u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal. Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë” parashikuar nga neni 134/2.”

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale.

Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë

Shkruar Nga
More from Revista User

3 arsyet pse flokët kaçurela dinë si ti çmendin meshkujt

Femrat që i kanë flokët me kaçurrela dhe aq më tepër natyrale,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.